Reshitaj nga izolimi i shkruan letër Osmanit: Ka deputetë të dyshuar me Covid-19, duhet të testohen të gjithë

Prishtinë | 22 Kor 2020 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Kuvendit të Kosovës dhe Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Albena Reshitaj , po kalon ditët e fundit të izolimit, pasi që ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ajo ka thënë se përkundër që po qëndron në shtëpi, po përcjell situatën në vend, e me theks të veçantë ka ndjekur mbledhjen e  Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji. Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sporte, ku haptazi nga ana e deputetëve anëtarë të këtij komisioni janë ngritur dyshime që disa deputetë të këtij komisioni kanë mund të jenë të infektuar me Covid-19.

Sipas saj një situatë e tillë është shqetësuese andaj ajo sot me një letër i është drejtuar kryetarës së Kuvendit, Vjosa Osmani duke kërkuar nga ajo që tu kërkoj insitucioneve përgjegjëse shëndetësore që të realizojnë testim për Covid19 për të gjithë deputetët e Kuvendit dhe stafin administrativ.

Postimi i plotë i saj:

Të dashur miq,

Unë po kaloj ditët e fundit të izolimit dhe respektimit të rekomandimeve të IKSHPK-së pasi rezultova pozitiv në Covid19.
Jam duke përcjellur me aq sa po kam mundësi situatën e përgjithshme në vend e me theks të veçantë atë të krijuar nga Pandemia.
Me shqetësim përsolla sot edhe mbledhjen e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji. Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sporte, ku haptazi nga ana e deputetëve antarë të këtij komisioni janë ngritur dyshime që disa deputetë të këtij komisioni kanë mund të jenë të infektuar me Covid19 dhe nuk kanë respektuar rekomandimet e IKSHPK-së.
Në lidhje me këtë dhe gjendjen epidemiologjike në Kuvendin e Kosovës, në rrespektim të mundësive për mbarevajtje të punimeve te Kuvendit pa pasoja në shëndetit publik, sot i kam shkruar letër Kryetares zonjës Vjosa Osmani.
Me qëllimin më të mirë po e publikoj për ju këtë letër.

“E nderuara Kryetare e Kuvendit znj. Vjosa Osmani,

Sot, me shqetësim përcolla punimet e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport të publikuar në faqe të Kuvendit të Kosovës, ku haptazi nga ana e deputetëve janë ngritur dyshime që disa deputet të këtij komisioni kanë rezultuar pozitiv dhe nuk kanë ndërprerë aktivitetet e tyre, nuk kanë respektuar protokolin e trajtimit për të prekurit me Covid 19. Veprime të tilla nga ana e deputetëve janë mjaft shqetësuese dhe jo humane.

Nisur nga ky fakt në cilësinë e Kryetarës së Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, por edhe si profesioniste shëndetësore, me mirësi ju lus që të kërkoni nga Institucionet përgjegjëse shëndetësore që të realizojnë testim për Covid19 për të gjithë deputetët e Kuvendit dhe stafin administrativ.

Bazuar në situatën epidemiologjike në vend një testim i tillë është shumë me rëndësi sepse ndikon në mbarëvajtjen punimeve të Kuvendit, ruajtjen e shëndetit të deputetëve, stafit administrativ dhe familjeve të tyre si dhe në ruajtjen e shëndetit publik në përgjithësi.
Identifikimi i situatës epidemiologjike brenda Kuvendit do të krijon qartësi edhe ndaj kërkesës për krijimin e mundësisë ligjore për mbajtjen e seancave elektronike apo korresponduese me qëllim që të mos bllokohet puna e Legjislativit në vend. Në të kundërtën si institucioni më i lartë ligjvënës, Kuvendi nuk është duke dhënë shembull të mirë para qyetarëve.


Të ngjashme