Reshitaj: Pikëllues lajmi për zhdukjen e dy policëve në lumin Lepenc

Prishtinë | 29 Pri 2018 | 22:20 | Nga

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka shprehur pikëllimin pas lajmit për zhdukjen e dy policëve në lumin Lepenc.

“Në këto momente të vështira ndajë shqetësimin tim me familjarët, kolegët dhe të gjithë qytetarët tanë”, ka shkruar Reshitaj në faqen e tij në Facebook.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë krenaria e shtetit tonë, ata rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve, andaj jemi çdo herë me ta dhe pranë tyre, edhe në momente të tilla të vështira”.

Reshitaj ka falenderuar Policinë e Kosovës, FSK-në, Agjencinë e Sherbimit Emergjent dhe gjithë ata që po marrin pjesë në zbardhjen e fatit të policëve të zhdukur.

Të ngjashme