Reshitaj prezanton softuerin për shfaqjen në kohë reale të të dhënave për cilësinë e ajrit

Prishtinë | 31 Maj 2018 | 11:46 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në kuadër të  Javës së Mjedisit, Ministria  e Mjedisit dhe Planifikimit (MMPH) Albena Reshitaj ka prezantuar softuerin për paraqitjen në kohë reale të të dhënave për cilësinë e ajrit në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Reshitaj tha se softueri do të mundësoj që të dihen saktë dhe në kohë real të dhënat për cilësinë e ajrit në vend.

Ajo tha se ky softuer do të bëhet e mundshme edhe e qasshme për qytetarët edhe përmes smartfonëve përmes një aplikacioni.

“Këto të dhëna do të merren nga disa stacione monitoruese të shpërndara në komuna të Kosovës dhe falënderoj Bashkimin Evropian dhe qeverinë amerikane që do na përkrahë në mbulueshmërinë më të madhe gjeografike në Kosovë dhe në monitorimin e ndotjes së ajrit”, tha Reshitaj.

Reshitaj tha se softueri do të ketë ende korrigjime për të ua mundësuar qytetarëve një qasje më të lehtë dhe të saktë, raporton EO.

“Qeveria amerikane dhe MCC janë duke punuar në rritjen e kapaciteteve të numrit të stacioneve monitoruese të kemi mbulueshmëri në gjithë territorin e Kosovës për të pasur informata më të sakta në tërë vendin”, shtoi Reshitaj.

Reshitaj shtoi se pos që do të jepen informata për qytetarët e Kosovës, këto të dhëna dhe softueri do të ndihmojnë ministrinë për të krahasuar vlerat dhe të merren hapa konkret dhe të ndihmojnë në strategjinë dhe planet për këtë çështje.

Të ngjashme