Deputetja e AAK-së dhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Albena Reshitaj, ka shkruar nga karantina, për çështjen e pensionistëve kontributdhënës, që sot u diskutua edhe në Kuvendin e Kosovës.
Ajo ka treguar se sot ka ndjekur me vëmendje debatin në Kuvendin e Kosovës.
“Ndonëse nga izolimi ne shtëpi e jo nga Kuvendi ku do të duhej të isha, sot kam ndjekur me vëmendje debatin parlamentar në lidhje me të drejtat e pensionistëve kontribut pagues. Në cilësinë e Kryetares se Komisionit Paralmentar për Shëndetësi dhe Mireqenie Sociale që nga marrja e mandatit në këtë legjislaturë kam takuar disa herë shoqata të pensionistëve, ku me kanë informuar për problemet dhe padrejtesitë qe janë bërë ndaj tyre nga pas lufta e këndej”.
Ajo i ka dhënë përkrahje diskutimeve të sotme në Kuvendin e Kosovës lidhur me këtë çështje, duke shprehur miratimin e saj për inicimin e plotësim ndryshimit të Ligjit për Skemat Pensionale.
“Dua të shpreh përkrahjen time pēr diskutimet në lidhje me këtë temē sot në Kuvend dhe njëkohësisht jam e lumtur që Qeveria paska inicuar plotesim ndryshimin e ligjit per skemat pensionale të financuara nga shteti meqë rast do të eliminohen padrejtësitë ndaj pensionistëve kontribut pagues. Dua të besoj se kēto diskutime si nga deputetet e në veçanti nga Qeveria të mos mbeten vetëm në nivel të debatit parlamentar, por të votohen kur të vijnë në parlament. Si komision paralmentar mbikëqyrës i zhvillimeve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, presim qē sa më parë tē kemi për shqyrtim këtë nismë ligjore te iniciuar nga Qeveria. Më në fund një lajm i mirë për pensionistët e shteti tonë”.