Reshitaj: Veturat e vjetra ndotin ambientin

Prishtinë | 09 Kor 2018 | 17:36 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Ambientit, Albena Reshitaj, është kundër Projektligjit,  i cili i hapë rrugë rregjistrimit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet.

Reshitaj theksoi se hyrja veturave të vjetra është shqetësuese për ambientin.

“Qe nga ardhja ime në krye të ministrisë, kemi marrë masa për pastrimin e ajrit. Rezoluta e kuvendit, që ne kemi aprovuar për mbrojtjen e ajrit, rregullonte gazrat që lëshohen nga këto automjete”.

“Ndërkaq, sot është sjellë në kuvend një Projektligj që bie në kundërshtim të kësaj rezolute. Sipas të gjitha parashikimeve, veturat e vjetra ndotin në mënyrë substanciale ajrin, prandaj, deputetë, është në duart tuaja ta ndalni ndotjen e ajrit. Lejimi i hyrjes së veturave të vjetra është në kundërshtim me rezolutën që kemi nxjerr para 5 muajve”, tha ajo.

Reshitaj ka ngre shqetësimin në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet Projektligji për plotësimin e Ligjit për Automjete, raporton Ekonomia Online.

Por, propozuesi i këtij ligjit, deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, theksoi se me ndryshimin e Ligjit do të përfitojnë qytetarët.

“Shumë qytetarë e kanë ngritur këtë shqetësim për projektligjin në fjalë. Me ketë ligj, kemi disa shkelje dhe prandaj kam arsye të fortë që kam bërë këtë nismë. Për ne, është e rëndësishme të kujdesemi për ambientin, prandaj do të shikohen automjetet që nuk ndotin ambientin”.

“Në SHBA nuk ka ndonjë ndalesë për të hyrë automjete, të cilat janë në gjendje të mirë. Kontrolli teknik mund të bëhet brenda komunës dhe kudo në vend”, tha ai.

Grupi Paelamentar i PDK’së i ka dhënë mbështetje projektligjit. Memli Krasniqi theksoi se pas kalimit të Projektligjit në lexim të parë, komisionet do ta thonë fjalën përfundimtare.

“Nisma legjislative për plotësim ndryshimin e ligjit për automjeteve propozimet është shumë racionale dhe ne e mbështesim si grup. Sa i përket prodhimit, nëse shumica e kanë mbështet dhe i  kanë pasur parasysh problemet ambientale, gjithsesi ne besojmë që pas kalimit në parim komisioni funksional dhe komisionet tjera do të thonë fjalët e tyre, mirëpo në fund përfitimet do të jenë të qytetarëve të Kosovës”, tha ai.

Dardan Sejdiu nga GP i PSD theksoi  se tek vjetërsia e veturës duhet të shikohet edhe  ruajtja e ambientit dhe siguria në komunikacion.

“Këtë nismë e kemi proceduar në seance dhe 3 amendamente që i ka propozuar,  kanë kuptim dhe i kemi proceduar,  mirëpo, sa i përket, vjetërsisë së veturës, ne kemi thënë se, përveç ruajtjes së ambientit, duhet të shikojmë edhe çështjet e sigurisë”, tha ai.

Muharrem Nitaj, në emër të grupit parlamentar të AAK-së, tha se është e rëndësishme qe vendi të mos shndërrohet në strehë e veturave të vjetra.

“Nuk ka asnjë dyshim që kjo nismë është e domosdoshme dhe ka shumë mangësi që duhet të përmirësohen. Edhe ne kemi disa rezerva sa i përket vjetërsisë. Duhet të kemi një mekanizëm që të mos e shndërrojmë Kosovën në strehë të automjeteve të vjetra. Në lexim të parë do ta mbështesim, por do të jemi të vëmendshëm në përpilimin e këtij Ligji”, theksoi Nitaj.

Bilall Sherifi nga  Nisma Socialdemokrate deklaroi se është mirë që të konsultohen me ministritë përkatëse.

“Në parim ne i kemi dhënë mbështetje kësaj nisme, sidomos për kontrollin teknik dhe bartjen e kostos, mirëpo sa i përket vjetërsisë kemi pasur debat. Si deputet të mazhorances duhet të konsultohemi me ministritë përkatëse në mënyrë që të vijmë të harmonizuar. Është e padrejtë që qytetarët të kushtëzohen nga mosha e veturës edhe nëse ato i plotësojnë standardet euro4”, tha ai, raporton Ekonomia Online.

 

 

Të ngjashme