Edhe pse në dimër është e pritshme të ndodhë, për kryeqytetasit është e rrallë të shohin dëborë.
Por sot në Tiranë, reshjet e dëborës ishin mjaft të dendura, duke marrë parasysh se ky fenomen ndodh shumë rrallë. Qytetarë të shumtë e kanë shijuar këtë pamje nga ballkonet duke ndenjur ngrohtë në shtëpitë e tyre, ndërsa të tjerë kanë zgjedhur ta shijojnë duke dalë jashtë. Këto ditë Shqipëria është prekur nga temperatura mjaft të ulëta, ndërsa Tirana në fundjavë pritet të ndjejë rritje të temperaturave, sipas parashikimit meteorologjik.
https://www.facebook.com/GazetaExpress/videos/10155250383036711/