Reshjet e shiut dhe borës shkaktuan dëme në rrjetin elektrik në Junik

Junik | 08 Jan 2021 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Moti i ligë me reshje shiu e bore ka shkaktuar dëme në rrjetin elektrik në Komunën e Klinës.

Sipas njoftimit të kësaj komune situata aktualisht është e menaxhueshme dhe ekipet janë në teren.

Njoftimi i plotë:

Komuna e Junikut gjatë tërë javës është përfshirë nga mot i ligë dhe mbrëmjen e djeshme nga të reshura shiu dhe dëbore të cilat sollën dëme në rrjetin elektrik dhe shërbime të tjera.

Fal angazhimit të ekipës komunale dhe kompanive situata energjetike dhe në shërbime tjera është stabilizuar, pavarësisht që ekipet po vazhdon të jetë aktive në teren shkaku i vërshimeve potenciale në zona të caktuara, mirëpo nuk ka hapësirë për panik dhe situata është e menaxhueshme.

Lusim qytetarët për kujdes dhe assesi të mos tolerojnë largimin e fëmijëve nga shtëpia pa përkujdesje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme