Pas gjendjes së krijuar në disa rrugë të Kosovës pas reshjeve të dendura të shiut, me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka treguar se cilat veprime i ka ndërmarrë ministria të cilën e drejton ai përkitazi me këtë gjendje, transmeton Ekonomia Online.
Ai ka bërë të ditur se kanë nxjerrë në terren kompani të mirëmbajtjes që të jenë kujdestare dhe një ekip nga Ministria për të monitoruar zhvillimet.
“Për ta menaxhuar sa ma mirë ketë situatë kemi nxjerrë në teren kompani të mirëmbajtjes që të jenë kujdestare dhe një ekip nga Ministria është po ashtu në gjendje aktive për të monitoruar zhvillimet në rrugët magjistrale, rajonale e autostrada”, ka shkruar Lekaj.
Ai ka njoftuar se numri që ka qenë dispozicion gjatë ditëve të vështira të dimrit, i njëjti është sërish i hapur për të gjithë ata që kanë nevojë që Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë dhe ai është 045656656.