Reshjet e shiut në Durrës, shembet godina e rrënuar nga tërmeti, rrezikonte jetën e qytetarëve

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 17:23 | Nga Ekonomia Online

Autoritetet vendore kanë prishur pjesërisht godinën e rrënuar në Durrës, që rrezikonte të shembej e dëmtonte godinat pranë.

Objekti i vjetër ndodhej në lagjen 11, te Rruga e Kuminit, dhe u shemb nga Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit Durrës në mbështetje të të cilit kanë qenë Policia bashkiake, Policia e Shtetit dhe përfaqësues të njësisë administrative Nr. 2.

Strukturat  bënë të mundur prishjen e pjesshme të godinës, e cila si pasojë e kushteve të këqija klimaterike rrezikonte shembjen duke dëmtuar banesat përreth si dhe duke vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Të ngjashme