Reshjet shkaktojnë vërshime e vështirësi në kryeqytet, Komuna thotë se ekipet janë në terren (Foto)

Prishtinë | 10 Kor 2019 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Reshjet e shiut që kanë rënë pareshtur kanë vështirësuar rrugët në qytetin e Prishtinës, shkruan Ekonomia Online.

Komuna e Prishtinës e pranon se sasia e madhe e reshjeve të shiut ka shkaktuar probleme në disa pjesë të qytetit.

Por, sipas Komunës të gjitha ekipet e shërbimeve publike, inspeksionit dhe kompanitë e kontraktuara nga komuna janë në terren për të lehtësuar pjesët e prekura nga këto reshje.

Për rastet emergjente, Komuna ka vënë në dispozicion dy numra telefoni 080012233 dhe 080012244, ku mund të lajmërohen qytetarët.

Edhe drejtoresha e Shërbimeve Publike, Medina Braha, ka thënë se Prishtina qe dy ditë po ballafaqohet me reshje mjaft intensive.

“Ekipet e angazhuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë bërë intervenimet e nevojshme në ujëmbledhësit e kanalizimit atmosferik dhe në pastrimin e rrugëve konform përgjegjësive që ka Drejtoria e Shërbimeve Publike”.

“Kemi arritur t’i minimizojmë problemet në qarkullim në pikat kyçe, jemi duke pastruar vazhdimisht dhe jemi në gatishmëri për çfarëdo intervenimi tjetër sipas nevojës”.

Të ngjashme