Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Rrahman Paçarizi, përmes rrjetit social Facebook bën të ditur se revista e këtij seminari ka fituar të drejtën e përfshirjes në platformën e revistave shkencore ndërkombëtare.
Drejtori i Seminarit, Paçarizi në statusin e tij shkruan:
“Të dashur miq
Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare e ka marrë zyrtarisht numrin ISSN, që është kusht teknik për t’u përfshirë në platformat e revistave shkencore ndërkombëtare.
Kjo u bë e mundur falë angazhimit dhe përkushtimit të bashkëdrejtores nga Tirana, profesoreshës Aljula Jubani”.