Derivate: Kosova, thesari i panjohur në zemër të Evropës

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 16:12 | Nga

Revista gjermane “Derivate” ka bërë një reportazh për gjendjen në Kosovë.

Autori i shkrimit, Jürgen Wenzel, e përshkruan këtë vend, si një thesar të pavërejtur në zemër të Evropës, i cili ja vlen të shikohet.

Pasi përshkruan resurset që i ofron shteti më i ri i kontinentit të vjetër, ai shpjegon se arsyeja pse Kosova është kthyer shumë shpejtë në rrugë të suksesit, gjendet pikërisht tek kosovarët që jetojnë në ekzil, të cilët paratë e fituara në shtetet e jashtme i kthejnë në investime në vendin e tyre të origjinës.

Wenzel jep një refleksion edhe mbi situatën politike dhe aspiratat e qytetarëve të Kosovës për të lëvizur lirshëm nëpër Evropë.

Siç shkruan ai, udhëheqja politike si dhe shumica dërmuese e popullsisë kanë si cak hyrjen në bashkësinë e shteteve evropiane.

Si kuriozitet, Wenzel përmend faktin se Kosova e ka si valutë Euron, edhe pse nuk është shtet i BE-së.

Peshë në reportazh, autori i jep edhe lidhjes së veçantë të popullsisë me zonën gjerman-folëse në BE. Ai e citon ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Skënder Xhakaliu, i cili thotë: “Me shumë se gjysma e kosovarëve flasin gjermanisht”.

Artikulli i plotë:

THESARI I PANJOHUR NË ZEMËR TË EVROPËS

Kosova është Republika më e re e Evropës. Me ditë të shumta të mahnitshme me diell dhe një popullate, me shumicë nën 30 vjeçare, janë përshkruar tashmë dy lëmit e biznesit në rritje të vendit: Turizmi dhe Sektori i Shërbimeve. Faktori i tretë i rritjes së vendit janë pasuritë nëntokësore. Kosova është thesari i pavërejtur në zemër të Evropës, për të cilin e vlen, që ta shikojmë më saktësisht.

Shumë e ndërlidhin Kosovën edhe sot me luftën e vitit 1999. Një refleks, i cili ngjallë asociacione të gabuara të pasigurisë dhe destabilizimit. Është e qartë se këtij vendi iu desh kohë që të përpunojë pasojat e konfliktit. 13.000 viktima janë pasojë e luftës, 1700 njerëz janë ende edhe sot të zhdukur. Një gjakderdhje tepër e madhe për një vend të vogël. Arsyeja se pse Kosova është kthyer shumë shpejtë në rrugë të suksesit, gjendet tek kosovarët në eksil, të cilët paratë e fituara në shtetet e jashtme i investojnë në Kosovë, por gjithashtu arsye është edhe aftësia e jashtëzakonshme afariste e kosovarëve. Gjithashtu edhe pas pavarësisë së proklamuar më 17 Shkurt 2008 nga Parlamenti i Kosovës. Nga aty e tuje ky vend është zhvilluar përpara gati pavërejtur nga Bashkësia Evropiane në anën ekonomike dhe strukturore.

Shikimin drejtë Evropës

Udhëheqja politike si dhe shumica dërmuese e popullsisë kanë si cak hyrjen në bashkësinë e shteteve evropiane. Si kuriozitet: edhe pse nuk është shtet i BE-së, valutë zyrtare e vetme në Kosovë është tanimë Euro. Zhvillimi politik i vendit është duke u monitoruar nga data 9 Dhjetor 2008 nga EULEX Kosovo. Nga Qershori 2009 vendi është gjithashtu anëtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore dhe që nga Nëntori 2012 gjithashtu edhe i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Më tutje është formuar një sistem ligjor i provuar nga BE.

Krijimi i organeve të drejtësisë, doganave dhe policisë multietnike ka përfunduar. Një arritje e rëndësishme në afrimin e ndërmarrjeve të huaja është “Ligji mbi Mbrojtjen e Investimeve të huaja”, i cili ka hyrë në fuqi në vitin e kaluar. Ekselenca e tij Skender Xhakaliu në bisedë me Derivate Magazin: “Elektrocentrale, Autostrada, Hotele dhe Objekte Zyrtare. Në të gjitha këto fusha janë duke vazhduar të bëhen ndërtime apo janë të planifikuara ndërtimet. Investitorët e huaj janë të mirëseardhur për ne.”

Këtu flitet gjermanisht

Është e jashtëzakonshme lidhja e veçantë e popullsisë me zonën gjermanofolesë në BE. Ambasadori Xhakaliu: “Me shumë se gjysma e kosovarëve flasin gjermanisht. Kjo ndërlidhet me faktin se në secilën familje ka një anëtar, i cili jeton në Gjermani, Austri ose në Zvicër. Vetëm në Gjermani jetojnë 350.000 kosovarë. Gjithashtu Gjermania është partneri jonë më i madh ekonomik.
Mendimi i cili ekziston në Kosovë për Gjermaninë është kryesisht pozitiv. “Pamjet e vjetruara, të cilat tashmë nuk përkojnë me realitetin, janë ato të gjendjes së sigurisë. Ai i cili lëvizë sot në mbrëmje në Prishtinë, është njëjtë i sigurt sikurse në Berlin ose në Vjenë. Policia lokale është trajnuar sipas standardeve të BE-së dhe është e ndërlidhur në bashkëpunim me partnerë evropian. Edhe pse shumica e popullsisë janë myslimanë, në rrugë duken shumë pak mbulesa.

Në restorante dhe bare ofrohet alkooli dhe festohet me tepër dëshirë. Gjithashtu Kosova është një shtet multietnik. Shumica përbëhet nga shqiptarët, ndërsa minoritete janë serbët, turqit, romët dhe egjiptasit. Në një vend në të cilin të ardhurat mesatare janë rreth 400 euro , dhe ku për disa euro njeriu mund të hajë një darkë të mirë, turizmi është duke u zhvilluar shumë shpejtë. Vitin e kaluar është hapur Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës: disa kompani ajrore si për shembull Easyjet zhvillojnë fluturime të shumta të përditshme.

Vlen gjithmonë të vizitohet

Ai i cili dëshiron ta bëjë një vizitë kulturore, duhet të fillojë gjithsesi nga Prishtina. Një autostradë e re së fundi ndërlidh kryeqytetin me Shqipërinë. Vizitat turistike mund të bëhen nga këtu për në Greqi, Maqedoni, Mal të Zi apo kudo në Ballkan pa kurrfarë problemi.
Gjithashtu qyteti ofron një program kulturor të pasur si nga Muzetë tek Parqet, organizimeve të mëdha muzikore deri te gastronomia kosovare, e cila është e dominuar nga kuzhina ballkanike e Greqisë dhe Turqisë. Ambasadori Xhakaliu: “Kosova ofron gjithashtu shumë për adhuruesit e shëtitjeve. Jemi duke zhvilluar rrugë të ndryshme për pushuesit”.

Peizazhi i Liqeneve në të cilin bëjnë pjesë Badovci dhe Batllava që shtrihen në një sipërfaqe prej 270 hektarësh janë vende të popullarizuara të shëtitjes dhe pushimit. Prishtina nuk është vetëm kryeqyteti në të cilin gjendet Qeveria qendrore, por gjithashtu është edhe qendra ekonomike e vendit. Me banka, lëmin në rritje të teknologjisë informative, ndërmarrjeve të telekomunikimit dhe një sektori prosperues të ndërtimit. Qyteti gjendet në lindje të Kosovës qendrore në mes të zonës historike të Fushës së Kosovës në 595 metra lartësi mbidetare.

Regjioni i Prishtinës është banuar nga njerëzit qysh para 7000 viteve. Këtë e vërtetojnë gjetjet arkeologjike të cilat janë gjetur gjatë ndërtimeve kohëve të fundit. Ilirët janë banuesit e parë të këtij regjioni. Ata gjetën këtë një fushë të pëlleshme të paprekur dhe filluan ta shfrytëzojnë atë për bujqësi. Gjithashtu është e zhvilluar edhe blegtoria. Me popujt në afërsi, para së gjithash me grekët, është zhvilluar tregtia. Një traditë, e cila zgjatë edhe në kohërat e sotme.

Edhe bujqësisë i është kushtuar vëmendje të veçantë edhe më tutje. Ambasadori Xhakaliu: “Prodhimet të cilat i ofrojmë sot për Gastronominë tonë janë kryesisht produkte bio. Tek pemët, e kemi përparësinë se kemi mundësinë ti vjelim deri në tre herë vit”. Pasuria nëntokësore e vendit është një fushë e cila mund ti ndihmojë vendit në të ardhmen drejt një rritje ekonomike të vazhdueshme.

Vendi posedon me sasinë më të madhe të thëngjillit në Evropë, pas Gjermanisë. “Tek ne ekzistojnë edhe pasuri të shumta të plumbit, bakrit, zinkut edhe arit”, shton Ambasadori Xhakaliu. Minierat janë edhe më tutje në pronësi shtetërore. “Këtu ekziston një potencial i madh për investitorë të huaj dhe ne jemi të hapur për çfarëdo bisede”.

Të ngjashme