Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar ankesën e Monegos, për shtyrje të ekzekutimit të vendimit të BQK-së për revokim të licensës së këtij institucioni mikrofinanciar.
Më 6 dhjetor, Banka Qendrore e Kosovës mori vendim që t’ua revokojë licensimin institucioneve mikrofinanciare ”IuteCredit Kosova” dhe ”Monego”.
Kjo për shkak të normave të interesit shumëfish më të larta në raport me normat e interesit në kredi që aplikohen nga institucionet tjera financiare në vend, transmeton Klan Kosova.