Revoltë opozitare në Kirgistan, protestuesit uzurpojnë disa institucione

Prishtinë | 06 Tet 2020 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare, një grumbull i madh njerëzish ka protestuar në hyrjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Sigurisë së Kirgistanit. Sipas mediave lokale, protestuesit kanë liruar edhe një ish-president nga burgu.

Presidenti Sooronbai Jeenbekov, veprimet e tilla i ka quajtur si marrje e pushtetit me dhunë, ndërsa deklaroi se nuk përjashtohet mbajtja edhe një procesi zgjedhor.

Protestat me mijëra njerëz shpërthyen pasi dy partitë e mëdha, njëra e afërt me Presidentin Jeenbekov, formuan qeverinë. Ata i refuzuan këto rezultate zgjedhore ndërsa Komisioni Qendror Zgjedhore u tha se sot gjatë ditës, do të merren parasysh kërkesat e tyre.

Në këto përleshje, është vrarë një person dhe plagosur 590 të tjerë, ndërsa thuhet se Jeenbekov, kishte dhënë urdhër që policia të mos shtie në drejtim të protestuesve.

Policia shpërndau protestuesit mirëpo ata u kthyen përsëri në sheshin qendror të kryeqytetit Bishkek dhe u futën në ndërtesën ku është presidenca dhe qeveria. Ndërtesa që njihet si Shtëpia e Bardhë, u përfshi nga flakët por zjarri u shua shumë shpejtë ndërsa protestuesit, u futën dhunshëm në selinë e Sigurisë Kombëtare dhe liruan ish-Presidentin Almazbek Atambayev, që ishte dënuar nën akuzat për korrupsion.

Reuters shkruan se grupet protestuese u futën edhe në zyrën e kryetarit e bashkësisë, dhe caktuan drejtorin e tyre të përkohshëm të sigurimit kombëtar dhe një udhëheqës të Bishkekut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme