Në një shoqëri me një demokraci pjesërisht të konsoliduar thirrjet për gjakderdhje janë tejet të rrezikshme. Sjellja totalitare e Kryeministrit në ikje është sulmi më flagrant dhe i drejtpërdrejtë që I bëhet demokracisë. Totalitarizmi është mohimi i plotë që i bëhet demokracise thotë: Giovani Sartori.(Edhe një herë për democnë). Revolucionarët e vonuar të orkestruar në një zë dhe një mendje, të prirë nga lideri suprem (bariu) I ngjajnë një tufe delesh që nuk duan t’ia dinë e as t’I binden asnjë autoriteti tjetër përpos liderit suprem (bariut).
Indoktrinimi i skajshëm i kësaj shtrese shoqërore duhet të na bëjë më sycelë neve si popull dhe më tolerant ndaj intolerantëve që po lindin. Toleranca jonë asesi nuk duhet të nënkuptojë nënshtrimin tonë karshi deleve, por të jemi më vigjilent dhe të gatshëm në mbrojtjen e demokracisë në kohë dhe hapësirë. Thirrja e fundit për përmbysje të rendit kushtetues të Kosovës nga satelitë të Vetëvendosjes është këmbana që bie sot për atë çka do të ndodhë nesër. Në rast të neglizhimit të thirrjeve ekstremiste nga ana e organeve të sigurisë, sapo të kemi kaluar nga rreziku i pandemisë Kosova mund të përballet me rrezik të protestave vandale çfarë i kemi parë në të kaluarën. Toleranca është vlera e shtuar e kombit tonë për të cilën na e ka pasur lakmi e gjithë bota.
Në Kosovë jetojnë: Shqiptarët shumicë, dhe pakicat si Serbet, Boshnjakët, Turqit, Romët, Ashkalinjt, Kroatët etj.etj. Kosova është edhe vendi ku në harmoni jetojnë tri religjione të ndryshme dhe I luten secila zotit të tyre në mënyrën e tyre. Këto e bëjnë Kosovët rast unik të tolerancës ndërnacionale dhe ndërfetare. Ne që shquheshim aq shumë për tolerance, po bëhemi spektatorë të një intolerance që po lindë para hundëve tona edhe atë mes Shqiptareve që vlersoheshim për tolerancë ndaj të tjerëve.
Lufta speciale, virtuale që po zhvillon kori i deleve këtyre ditëve është një mësyemje e pashoq kundër secilit, secilës që nuk pajtohet me politikën e tyre. Faqet mbështetëse me numrin e madh të ndjekësve falso nga Kina, India, Arabia etj. shpërfaqin qartë sëmundjen e tyre për t’u dukur dhe për të paraqitur në popull një fotografi të glorifikuar. Mosndëshkimi për dhunuesit dhe vandalistët e institucioneve nga e kaluara I’u jep zemër që edhe sot në rast se vendimet pasuese nuk do të përputhen me agjendat e tyre politike, ata do të jenë të gatshëm t’i kthehen dhunës.