Antonio Conte ka bërë revolucion në Chelsea që kur mori drejtimin e skuadrës në verën e vitit 2016.
Trajneri italian, Antonio Conte arriti që në sezonin e parë të fitonte titullin e Premierligës me Chelsean dhe ta kthente skuadrën në Ligën e Kampionëve.
Duket se merita kryesore për këtë ka qenë revolucioni që ka bërë në skuadër, me sjelljen e lojtarëve të rinj, e sidomos me largimin e disa të tjerëve.
Ai për vetëm dy afate kalimtare, ka arritur që nga Chelsea të largoi 22 lojtarë. 12 i ka shitur, ndërsa 10 të tjerë i ka huazuar në skuadra të ndryshme.
Tek huazimet ka edhe shumë lojtarë të tjerë të akademisë, por që ata nuk janë në këtë listë, shkau se nuk kanë luajtur asnjë ndeshje për skuadrën e parë.
Largimet: Branislav Ivanovic, Oscar, John Obi Mikel, Nathan Ake, Asmir Begovic, Nathaniel Chalobah, Bertrand Traore, John Terry, Dominic Solanke, Nemanja Matic, Christian Atsu dhe Diego Costa (ende jo zyratre)
Huazimet: Kurt Zouma, Loftus Cheek, Kasey Palmer, Tammy Abraham, Van Ginkel, Tomas Kalas, Lucas Piazon, Izzy Brown, Hector, Miazga