Në vetëm ndeshjen e dytë për Koelnin, mesfushori kosovar Elvis Rexhbeçaj ka kontribuar me asistim në fitore të thellë.
Koelni të shtunën fitoi 5:0 në udhëtim ndaj Herthas, në xhiron e 23-të të kampionatit gjerman. Rexhbeçaj asistoi në golin e katërt të shënuar në minutën e 62-të. Ai luajti tërë ndeshjen, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të.
Rexhbeçaj 22-vjeçar, është huazuar te Koelni muajin e kaluar nga Wolfsburgu. Emri i tij disa herë është përmendur për mundësinë që t’i bashkohet Kosovës.
Koelni renditet i 13-ti në Bundesligë me 26 pikë. Rexhbeçaj fitoi rastin të luajë të shtunën për shkak të lëndimit të një lojtari titullar. Rastin e shfrytëzoi maksimalisht.