Ish-ambasadori i Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja, bashkë me udhëheqësit tjerë të komunitetit islam ishin gjatë ditës së enjte pjesë e një vizite shumë të rëndësishme që u realizua në kampin e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Aushwic të Polonisë, dhe për këtë kanë shkruar shumë media prestigjioze, përfshirë Washington Post.
Në fakt, Boja ishte edhe pjesë e organizimit të kësaj vizite të për atë që u cilësua si “delegacioni më i lartë Islamik” që ka vizituar ndonjëherë një kamp përqendrimi Nazist.
Bashkë më këtë delegacion ishin edhe një grup Amerikano–Hebre.
Vizita ndërfetare u bë katër ditë para 75 vjetorit të çlirimit të kampit më 27 janar, 1945 nga forcat Sovjetike, teksa liderët botërorë u mblodhën në Jerusalem për të rikujtuar Holokaustin.
Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Botërore të Myslimanëve, Muhamed bin Abdulkarim Al-Issa, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Komitetit Hebre-Amerikan, David Harris, drejtuan turneun në memorialin Aushvic-Birkenau në Poloni.
Nazistët operuan kampe shfarosjeje dhe përqendrimi në Poloni kur Gjermania pushtoi vendin gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Komiteti Hebre Amerikan tha që Al-Issa, i cili është me qendër në Mekë, Arabi Saudite, drejtoi një delegacion prej 62 myslimanësh, përfshirë 25 udhëheqës fetarë të shquar, nga rreth 28 vende duke përfshirë edhe në këtë rast Kosovën, me z. Boja.
Në një moment, ata u lutën me kokat e tyre të vendosura në tokë në Birkenau, pjesën më të madhe të kampit dhe vendin më famëkeq të vrasjeve masive të Gjermanisë të hebrenjve evropianë.
Delegacioni i AJC përfshinte anëtarë të organizatës, midis tyre edhe fëmijë të të mbijetuarve të Holokaustit.
“Të jesh këtu, midis fëmijëve të mbijetuar të Holokaustit dhe anëtarëve të bashkësive hebreje dhe islamike, është një detyrë e shenjtë si dhe një nder i madh”, tha Al-Issa.
“Krimet e pakonceptueshme për të cilat ne dëshmojmë sot, janë vërtet krime kundër njerëzimit. Kjo do të thotë, një shkelje për të gjithë ne, një hidhërim për të gjithë fëmijët e Zotit”.
Aushvici ishte më famëkeqi në sistemin e kampeve të përqendrimit që Gjermania Naziste operonte në territorin që pushtoi në të gjithë Evropën. Në përgjithësi, 1,1 milion njerëz u vranë atje, shumica prej tyre hebrenj nga i gjithë kontinenti.
Vizita vjen pasi Arabia Saudite po punon për t’u parë jashtë vendit si një vend modern pas dekadave të aderimit në një interpretim të linjës së ashpër të Islamit të njohur si Vahabizëm.
Lidhja Botërore Myslimane, nën udhëheqjen e al-Issa, ka mirëpritur këto përpjekje, shkruan mes tjerash Washington Post.
Strategjia e Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman për modernizimin e mbretërisë ka për qëllim tërheqjen e investimeve të huaja dhe nxitjen e një identiteti kombëtar saudit, i cili nuk bazohet vetëm në vlera konservatore fetare.
Afrimi i Al-Issa me organizatat hebraike gjithashtu përkon me një shtrirje më të gjerë interesash dhe lidhjesh që shfaqen midis shteteve arabe të Gjirit dhe Izraelit, të cilat ndajnë një armik të përbashkët në Iran.
Të premten, anëtarët e delegacionit do të vizitojnë Muzeun POLIN të Historisë së Hebrenjve Polakë në Varshavë dhe do të marrin pjesë në shërbimet fetare myslimane dhe hebraike atje.