Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi gjatë ditës së sotme ka përkujtuar të rënët në betejën e Koshares, e veçanërisht Komandantin Agim Ramadanin, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Koshare, 9 Prill 2018
Në nderim të dëshmorëve dhe në respekt të bashkëluftëtarëve të Brigadës 138 të UÇK-se “Agim Ramadani”.
Në këtë ditë të shënuar për luftën e UÇK-së, sot kujtojmë Komandantin Agim Ramadani dhe gjithë dëshmorët e Betejës së lavdishme të Koshares.
Lavdi dëshmorëve të Lirisë!