Deputeti i zgjedhur i LDK-së Fatmir Rexhepi ka folur para mediave para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e shtatë.
Rexhepi është shprehur se VV-ja duhet të lërë hapsirë që të vazhdojnë negociatat.
“VV të lejë hapsirë që në të ardhmen sa më shpejt të vazhdojnë negociatat me mirëbesim,ashtu siç kemi bërë harmonizimin e programit është e rendit që të mundësohet një konsensus politik për presidentin kur të vijë afati kushtetues”, u shpreh deputeti i LDK-së.
Ai tha se ka kanë pritur marrëveshje politike mes VV-së dhe LDK-së.
“Realisht edhe unë si deputet por edhe shumica absolute e qytetarëve kanë pritur që të kemi marrëveshje politike e cila u diskutua mjaft gjatë por që ato pritje nuk u realizuan”, u shpreh Rexhepi
Tutje Rexhepi ka thënë se “institucionet dhe qeveria duhet të formohen sa më shpejtë”.