Ish-reprezentuesi i Spanjës ka ndërruar jetë të shtunën në mesditë.
Jose Antonio Reyes ka vdekur të shtunën pas një aksidenti të tmerrshëm me veturën e tij.
35-vjeçari ishte duke udhëtuar me kushëririn e tij dhe një mik familjar të cilët gjithashtu kanë ndërruar jetë.
Mediat spanjolle kanë zbardhur detajet e këtij aksidenti. Rejes ishte duke e vozitur veturën e tij Mercedes, më një shpejtësi prej 237 km/h. Në ato momente është çarë një prej gomave të veturës, çka ka bërë që mjeti të hidhet rreth 200 metra jashtë rrugës me asfalt.
Reyes gjatë karrierës si futbollist ka luajtur me klube si Arsenal, Real Madrid, Atletico Madrid e Sevilla.