Gjatë këtij muaji deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën e propozuar nga Grupi Parlamentar LDK-PDK dhe Grupi 6+, e cila kërkonte lirimin e menjëhershëm të Nehat Thaqit, por kjo rezolutë nuk “piu ujë” në vendimin e gjykatës, e cila ia vazhdoi paraburgimin edhe 30 ditë zyrtarit policor të Kosovës, shkruan Gazeta Express.
Në pikat e rezolutës shprehej qartë se i kërkohej Serbisë lirimi i menjëhershëm i Thaqit dhe i kërkohej BE-së që të ndërhyjë në Qeverinë e Serbisë për lirimin e Thaqit dhe çdo komunikim me Serbinë të bëhet nëpërmjet zyrës së Mogherinit.
Por, sot Gjykata Speciale në Beograd sot ia zgjatur edhe për 30 ditë tjera paraburgimin nënkolonolit të Policisë së Kosovës, i cili po akuzohet nga autoritetet serbe për veprën penale të terrorizmit.
“Gjyqtari i procedurës paraprake e mori këtë vendim kështu duke refuzuar propozimin e avokatëve mbrojtës për ndërprerjen e paraburgimit” i ka thënë zëdhënësja e gjykatës Tanja Koljenshiq agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”