Rezoluta për dialogun do të diskutohet në dhjetor në Kuvend

Prishtinë | 07 Tet 2018 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Rezoluta për dialogun me Serbinë e propozuar nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli e që ka marrë edhe bekimin e anëtarëve të tjerë të Qeverisë do të diskutohet në seancë plenare në dhjetor.

Kjo bazuar në një draft që ka qarkulluar në media, ku në njërën nga pikat fillestare thuhet se mbledhja do të mbahet në muajin e fundit të këtij viti, shkruan Ekonomia Online.

Përderisa është caktuar muaji, data mbetet e pa vensosur. Në dokumet kur arsyetohet kërkesa për datë është lënë hapësirë e zbrazët.

Kështu, kuptohet që negociatave për të bindur opozitën që të jetë pjesë e delegacionit negociues, u janë dhënë rreth dy muaj, pra deri në dhjetor.

“Në bazë të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenit 6.1 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen plenare të mbajtur me _____, dhjetor 2018, në propozim të Grupeve Parlamentare të PDK-së, LDK-së, VV-së, PSD-së, AAK-së, Nismës, Grupit 6+, AKR-së, Alternativës”.

Draft-Rezoluta përmban 6 pika, në të cilat theksohen parimet kryesore të pjesëmarrjes së Kosovës në dialog dhe pritet t’i propozohet opzitës.

Presidenti, Hashim Thaçi ka vlerësuar iniciativën e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili pas takimit me partnerët e koalicionit, ka dalë me një rezolutë gjashtë pikëshe për dialogun me Serbinë.

Thaçi tha se mirëpret çdo iniciativë të tillë, duke kërkuar mbështetje për idenë e korrigjimit të kufirit, edhe pse në rezolutë pikë e veçantë është se kufijt janë të pacënueshëm dhe të padiskutueshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se nuk e përkrahin rezolutën e propozuar nga Qeveria e Kosovës.

Beqiri ka thënë se nuk shohin asnjë arsye të përkrahin një rezolutë e cila është pothuajse e njëjtë me atë të mëhershmen të Qeverisë.

“Rreth kësaj draft-rozulute që po qarkullon, forumet e partisë dhe kryesia do të analizojnë, por nga ajo që e kemi parë nuk ka ndonjë ndryshim nga ajo e mëhershme, është e njëjta gjë, kështu që nuk e besoj dhe nuk e shoh asnjë arsye që ta përkrahim”, ka thënë Beqiri, për express.

“Ne e kemi bërë një rezolutë si opozitë, dhe nuk po procedohet. Kjo rezolutë është e njëjta me atë që e ka propozuar Qeveria më herët dhe për ne përgjigja o besoj që do të jetë negative”, ka shtuar ai.

Ndërsa presidenti Hashim Thaçi ka vlerësuar iniciativën e kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, për këtë rezolutë. Thaçi ka thënë se mirëpret çdo iniciativë të tillë, duke kërkuar mbështetje për idenë e korrigjimit të kufirit.

“Unë do të punoj që edhe fazën finale të negociatave me Serbinë ta çojmë përpara duke respektuar sovranitetin, por në të njëjtën kohë do të kalojë përmes Kuvendit të Kosovës”, është shprehur Thaçi.

“Korigjimi historik është vetëm ide e imja që kërkon mbështetje. Unë do t’i dëgjoj me dëshirë të madhe edhe idetë tjera, por jo ato me qasje jo afruse. Të punojmë për konsolidimin e shtetit”, ka shtuar ai.

Liderët e koalicionit qeveritar, të shtunën janë mbledhur në kabinetin e kryeparlamentarit Kadri Veseli. Ata kanë hartuar një Draft-Rezolutë për dialogun me Serbinë, shkruan EO.

Në takim ishin prezent kryeministrin Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj dhe Dardan Gashi.

LEXO EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-vlereson-inciativen-e-veselit-kerkon-mbeshtetje-per-korrigjimin-e-kufirit/

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/veseli-me-iniciative-per-harmonizimin-e-rezolutes-per-dialogun/

 

 

Të ngjashme