Evangelos Marinakis ka mbetur tepër i zhgënjyer nga rezultatet e fundit.
“Unë dhe tifozët kemi duruar shumë, pushimet tuaja fillojnë sot”.
Këto janë fjalët me të cilat u është drejtuar futbollistëve presidenti i Olympiacosit në kampionatin grek, Evangelos Marinakis, i cili ka mbetur tepër i zhgënjyer nga rezultatet e fundit, madje ka vendosur ta gjobitë skuadrën me 400 mijë euro. Për pjesën e mbetur të sezonit ka vendosur të hedhë në fushë ekipin e të rinjve. Barazimi i së dielës kundër Levadhiakosit ishte pika që derdhi gotën. Kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi, bardhekuqtë klasifikohen në vendin e tretë, me 6 pikë më pak se kryesuesit e AEK-ut dhe një më pak se PAOK-u.
“Do ta ndërtoj Olympiacosin nga e para dhe do ta bëj skuadrën që ne ëndërrojmë. Ju interesojnë vetëm paratë dhe makinat e shtrenjta, jo interesat e klubit. Ju paguaj milionat, sepse i keni cilësitë, por për shkakun tuaj kam larguar tre trajnerë. Faji në këtë rast është vetëm juaji.”, transmeton” SS”.
Marinakis, që është pronar edhe i Nottingham Forest në Angli, sqaroi se nga 400 mijë euro gjobë, 200 janë për barazimin me Panathinaikosin, ndërsa 200 mijë të tjera për barazimin e fundit 1-1 kundër Levadhiakosit. Sipas tij, kjo shumë do të investohet të futbollistët e U-20, që do së bashku me disa lojtarë që u kanë shpëtuar kritikave, do të mbyllin sezonin.