Ekipi i shigjetarisë ka përfunduar garën kualifikuese për renditje më të mirë në disiplinën hark olimpik, të Lojërave Mesdhetare Tarragona 2018.
Pas rezultateve të sotme, do të kemi nesër përballjen e dy garuesve nga Kosova, Atdhe Luzhnica dhe Hazir Asllani, të cilët do të sfidohen në 1/24 e finales.
Në garat kualifikuese, Atdhe Luzhnica pati rezultatin më të mirë, duke u renditur në vendin 31 nga 40 garues. Luzhnica mblodhi 570 pikë nga të dy seritë. Shigjetari tjetër, Hazir Asllani, u rendit tri pozita më poshtë (34), me 549 pikë.
Në bazë të këtyre pozitave, shorti deshi që të kemi një përballje kosovare.
Në konkurrencën e femrave, Ardita Zejnullahu, doli e 21-ta (494 pikë) nga 24 garuese. Ajo në 1/16-ën e finales takohet me sllovenen, Ana Umer.
Garat e nesërme fillojnë nga ora 9:30.