Rezultati katastrofal në zgjedhje, mblidhet PSD-ja

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Pak ditë pas përfundimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme, është mbledhur Partia Socialdemokrate e udhëhequr nga Shpend Ahmeti.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një fotografie të shpërndarë në Facebook, zëdhnësia e PSD-së, Natyra Kuçi, e cila ishte edhe kandidate për deputete.

“Të motivuar”, ka shkruar ajo.

PSD e cila në zgjedhjet e gjashtë tetorit ka garuar së bashku me AAK-në në koalicionin 100 për qind me kandidat për kryeministër Ramush Haradinaj, dolën keq nga zgjedhjet e jashtëzakonshme.

E njejta parti, raportohet deri më tani nuk ka arritur që të sigurojë asnjë ulëse.

Derisa, koalicioni 100 % radhitet në vend të katërt, pas VV-së, LDK-së e PDK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme