Rezultuan negativ në testin për Coronavirus, banorët e kompleksit “Rrezja” kanë një porosi për Policinë e Kosovës

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 20:44 | Nga Ekonomia Online

Pasi kanë dalë negativ në testin për Coronavirus, banorët e kompleksit “Rrezja” sonte pritet të dalin nga karantina. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Banorët e këtij kompleksi kanë falënderuar Policinë e cila gjatë ditëve të karantimit janë kujdesur për këtë lokacion. Ahmeti ka thënë se pos këtij kompleksi nga karantina do të dalin edhe dy pika të tjera, shkruan Ekonomia Online.

“Pas diskutimit me Ministrin e Shëndetësisë dhe pas rekomandimeve të IKSHP, kompleksi Rrezja dhe dy pika të tjera që kanë qenë vatra të epidemisë sonte dalin nga karantina. I falenderojmë të gjithë për kufizimin ë përhapjes në ato pjesë. Banorët e kanë thënë më së miri në këtë foto. Falënderoni miqtë, anëtaret e familjes, fqinjtë të cilët janë në vijën e parë. Një letër e vogël jep kurajo!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme