Ribashkime emocionale në Aeroportin e Sidneit ndërsa realizohet fluturimi i parë pa karantinë, pas gati dy vitesh

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Udhëtarët ndërkombëtarë kanë përqafuar të dashurit e tyre për herë të parë në gati dy vjet pasi i pari nga fluturimet pa karantinë aterroi në aeroportin e Sidneit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ribashkimet emocionale u shpalosën ndërsa fluturimet jashtë shtetit arritën në aeroportin Kingsford Smith para agimit të së hënës.

Udhëtarët dolën nga portat e aeroportit për të vrapuar në krahët e të dashurve të tyre dhe për të përqafuar anëtarët e familjes që i prisnin me padurim.

Kjo shënon herën e parë në 590 ditët rraskapitëse, ku disa familje janë ribashkuar pasi kufijtë ndërkombëtarë u mbyllën në mars 2020.

Sipas ndryshimeve për udhëtimet ndërkombëtare, pasagjerët plotësisht të vaksinuar nuk do të duhet të karantinohen në një hotel ose në shtëpi, duke i hapur rrugën australianëve të bllokuar jashtë shtetit që të mund të kthehen në shtëpi për Krishtlindje.

Dhe për ta bërë më “ceremoniale” këtë ditë, stafi i Aeroportit të Sidneit mbante pjata me kifle dhe ushqime të shijshme.

Në anën tjetër ndërsa udhëtarët e kthyer kaluan nëpër portat e mbërritjes për t’u ribashkuar me të dashurit, pasagjerët që po largoheshin po u thoshin lamtumirë familjeve të tyre përpara se të kalonin nëpër portat e nisjes ndërsa rifillonin udhëtimet jashtë shtetit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme