Ekonomia Online
FUNDIT

Richard Gere i rikthehet televizionit

Richard Gere i rikthehet televizionit

Aktori i “Pretty Woman”, Richard Gere do të rikthehet në televizion pas afërsisht 30 vjetësh. Gere do ta shohim në rolin e një sipërmarrësi amerikan mediatik, në një dramë të realizuar nga BBC. Përkrah Richard Gere do t’i shohim edhe yllin e “Peaky Blinders”, Helen McCrory dhe Billy Howle. Aktori është shprehur tejet i lumtur […]

Aktori i “Pretty Woman”, Richard Gere do të rikthehet në televizion pas afërsisht 30 vjetësh.

Gere do ta shohim në rolin e një sipërmarrësi amerikan mediatik, në një dramë të realizuar nga BBC. Përkrah Richard Gere do t’i shohim edhe yllin e “Peaky Blinders”, Helen McCrory dhe Billy Howle.

Aktori është shprehur tejet i lumtur që do t’i rikthehet ekranit televiziv me një serial me skenar të Tom Rob Smith.

Gere i është bashkuar një grupi të gjerë aktorësh si Nicole Kidman dhe Reese Witherspoon, që i janë kthyer televizionit.

Billy Howle and Helen McCrory

Të ngjashme