Richard Grenell të enjten viziton Kosovën

Prishtinë | 21 Jan 2020 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, do ta vizitojë Kosovën.

Klan Kosova mëson se Grenell pritet të qëndrojë në Prishtinë të enjten, më 23 janar.

Zyrtari amerikan gjatë qëndrimit në Kosovë do të takohet me liderët shtetëror.

Njëkohësisht, edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë sot se pret që i dërguari special i i Donald Trumpit ta vizitojë Beogradin në ditët në vijim.

Vuçiq e tha këtë pas takimit në Davos të Zvicrës me këshilltarin presidencial të Amerikës për Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien, të cilit i, kërkoi një mirëkuptim më të madh të pozitës së Serbisë dhe e falënderoi atë që siç tha Vuçiq “ishte gjithnjë i gatshëm për të dëgjuar argumentet e palës serbe”, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme