Sulmuesi i Brazilit, Richarlison ka shënuar het-trik për vetëm 23 minuta në ndeshjen ndaj Gjermanisë në kuadër të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Brazili dhe Gjermania janë duke u ndeshur në takimin e parë të Grupit B në kuadër të Lojërave Olimpike.
Kombëtarja nga Amerika Latinë është treguar shkatërrimtare në fillimin e pjesës së parë për Gjermaninë.
Selecao ka arritur t’i shënojë tri gola të shpejtë për një epërsi të trefishtë brenda gjysmë orës së parë të ndeshjes.
Richarlison ka arritur të shënojë në minutën e shtatë për 1-0, në minutën e 22-të për 2-0, ndërsa në minutën e 30-të çoi epërsinë në 3-0.
https://publish.twitter.com/?query=https%3A%2F%2Ftwitter.com%2FJDNalton%2Fstatus%2F1418174546692149249&widget=Tweet