Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) bëri prezantimin e studimit të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi për pretendimet e Serbisë mbi “Investimet” në Kosovë nga Ndërmarrjet Shoqërore Serbe pas Vitit 1999 në Kontekstin e Marrëveshjes Eventuale Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.
Kushtrim Palushi ekspert nga ky Institut shpalosi disa nga gjetjet kryesore dhe rekomandimet nga studimi në fjalë.
Sipas tij, në këtë studim trajtohen tema specifike që mund të jenë pjesë e marrëveshjes finale eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Sipas këtij studimi, çështjet më te ndjeshme janë pretendimet e Serbisë lidhur me asetet strategjike të Kosovës, siç janë Qendra e Skijimit në Brezovicë, Kompleksi i Minierave Trepça, Korporata Energjetike e Kosovës ( KEK) , Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovës ( PTK) dhe asetet e ndërmarrjeve shoqërore Serbe të cilat gjenden në Kosovë. Aty thuhet se sipas rregullave të zbatueshme shoqërore të së drejtës ndërkombëtare zanore, resurset natyrore të Kosovës, siç janë minierat dhe rezervat minerare, burimet ujore, malet i takojnë Kosovës dhe popullit të saj”, tha ai.
Palushi për çështjen e Brezovicës tha se Serbia pretendon se i takon asaj.
“Qendra e Skijimit Brezovica, janë dy momente kritike që lidhen me Kosovën. Gjatë Jugosllavisë është menaxhuar nga INEX, një ndërmarrje shoqërore me seli në Beograd. Me shpalljen e Pavarësisë regjistrohet si kompani e re në Beograd. Kjo ndërmarrje ka qenë në pronësi të INEX-it. Momenti tjetër kritik është 2015 kur Qeveria merr vendime për shpronësimin e disa parcelave dhe kjo kompani nga një ndërmarrje shoqërore bëhet në private. Vetë kompania në selinë në Beograd deklaron që ka një vlerë rreth 14 milionë euro ndërkaq pretendimet për investime janë qindra miliona. Kosova është bërë pronare nË anën tjetër në bazë të parimit dhe marrëveshjeve të ish-Jugosllavisë thuhet se Brezovica i takon Kosovës”, tha ai, raporton EO.
Sipas tij, argumentet lidhen me faktin që Serbia që Kosova është pronë e Serbisë, por ky argument nuk qëndron.
“Kosova mundet të kompensojë vlerën e aksionit kapital e që është rreth 12 milionë euro. Në lidhje me minierat Trepçën, resurset natyrore i takojnë shtetit në të cilin gjenden ato pra në Kosovë. Edhe ky kompleks është zhvilluar në Ish Jugosllavi, nga fondi për kreditimin dhe zhvillimin e republikave dhe rajoneve autonome më pak te zhvilluara. Një përqindje e madhe e këtij “, theksoi ai.
Një çështje tjetër për të cilën u fol është edhe për Trepçën.
Palushi deklaroi se sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare i takojnë Kosovës dhe duhet të shfrytëzohen nga populli i saj.
Sipas tij, nëse Serbia ka pretendime se i takon asaj duhet t’i bëjë publike dhe t’i dokumentojë.
“Kompleksi Trepça nuk ka arritur të mbajë vetën. Në vitin 2011, Trepça ka pasur rreth 84 milionë euro borxhe ndaj kreditoreve. Kjo ka qenë gjendja në vitin 2001 deri më sot duhet të kompensohet , shumat e borxheve duhet të dokumentohen që Kosova të marr në pronë. Asetet e Trepçës përfshirë minierat sipas rregullave të së drejtave ndërkombëtare i takojnë Kosovës dhe popullit të Kosovës. Çfarëdo pretendimi i Serbisë dhe kreditoreve duhet të publikohen pretendimet e tyre “, tha ai, raporton EO.
Palushi më tej tha se Republika Serbe mendon se edhe KEK-u dhe PTK-ja i takojnë atyre.
“Mirëpo këto ndërmarrje janë në pronësi të Kosovës. Nesër Serbia thotë se ka pasur investime ato duhet të dokumentohen dhe të kompensohen. Një çështje tjetër e pazgjidhur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe statusi i pronave dhe pasurisë së ndërmarrjeve shoqërore të cilat janë të regjistruara dhe me seli në një shtet, por asetet dhe pasuritë e tyre ndodhen në një shtet tjetër”, tregoi ai.
“Në Kosovë ekzistojnë së paku 46 pasuri apo asete të ndërmarrjeve shoqërore me seli në Serbi. Shumica e këtyre aseteve janë të vendosura në Mitrovicë dhe Prishtinë. Në anën tjetër ka të paktën 162 prona të vendosura në Serbi dhe në ish-republikat e tjera të ndërmarrjeve me seli në Kosovë”, tha ai, raporton EO.
Palushi tha Kosova dhe Serbia duhet të zgjedhin çështjet e hapura ndërmjet tyre edhe sa i përket këtyre ndërmarrjeve. Sa i përket aseteve ato i takojnë Kosovës për faktin se Kosova ka qenë pjesë e Jugosllavisë kur ato janë krijuar.