Ministrja e Dialogut, Edita Tahiri ka vlerësuar se procesi i dialogut me Serbinë nuk mund të zgjasë pafundësisht.
Ajo ka treguar se kanë kërkuar nga BE-ja që ta mendojnë për afatizimin e këtij procesi.
Tahiri në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se një ri-dizajnim i dialogut është i domosdoshëm.
Ajo ka thënë se nëse në të ardhmen do të ketë ndryshim të dialogu, atëherë sipas saj, atëherë do të ishte mirë që shtetet të përfaqësohen në mënyrë të plotë, në të gjitha nivelet.
Në këtë kontekst, Tahiri ka thënë se Kosova mund të krijojë një grup uniteti me nivelin më të lartë, siç ka qenë ai i Vjenës.
Tahiri në këtë intervistë ka folur edhe për arritjen e marrëveshjes për tabelat.
Ajo ka thënë se nga 15 nëntori i këtij viti qytetarët e Kosovës nuk do të kenë më nevojë të ballafaqohen me tabela prova kur të hyjnë në Serbi.
Me këtë marrëveshje, sipas Tahirit, u jepet fund edhe tabelave ilegale dhe konfirmohet nisja e punës zyrave të gjendjes civile në katër komunat veriore.