Ish-kryeredaktori dhe autori i emisionit “Debat” në RTK, Ridvan Berisha ka njoftuar se më nuk do të jetë pjesë e këtij televizioni pas 11 vitesh punë, shkruan Gazeta Metro.
Berisha ka akuzuar Albin Kurtin për largimin e tij, duke pretenduar se në pozitën që ushtrohej nga ai deri para ardhjes së Kurtit në pushtet, është sjell një person që ekziston aty për një arsye.
“Po ndjej keqardhje për ju, më besoni. Ekranin e RTK e ‘çliruat’ nga Ridvan Berisha por jo ekranet e të tjera TV-ve. I formalizuat sulmet, ecim tutje”, ka shkruar ndër të tjera Berisha.
Ky është njoftimi i plotë:
Kauza per liri te shprehjes eshte mision vertete suprem ne demokraci. Perkohesisht me leçitet nga ekrani duke kalkuluar politikisht se si do te gradoheni nga Kurti, nje projekt primitiv, lehte i dekonsiprueshem. Une nuk do te hakmerren ndaj jush e asnjehere nuk vajtoje. E JU, si aksident n’pozite te drejtorit, i cili me gruan flirton nate e dite me Albulena Haxhiun e Vjosa Osmanin se si me i ruajt pozitat nen mbeshtetjen e nje Drejtori Gjeneral qe brenda dites i ndryshon qendrimet 50 here e me nje ud kryeredaktor qe po ashtu ekziston aty per nje arsye, per mungese dinjiteti, vepruat me axhamillek, te tille dhe do ta perfundoni karrieren. Po ndjej keqardhje per ju, me besoni. Ekranin e RTK e ‘çliruat’ nga Ridvan Berisha por jo ekranet e te tjera TV-ve. I formalizuat sulmet, ecim tutje!