Gazetari Ridvan Berisha pas zhvillimeve në Shqipëri në ditën e zgjedhjeve ka thënë se zhvillimet kanë treguar se opsioni real i tavolinës së bisedimeve të ardhshme është ndryshimi i kufijve për paqe të qëndrueshme.
Berisha në një shkrim në Facebook ka shkruar se nuk ka asgjë të keqe që shqiptarët të bashkohen në të gjitha dimensionet.
“Më mirë korrigjim kufinjë se sa bosnjizim të Kosovës”, ka shkruar ai.
Gazetari Berisha tha se jemi duke u kthyer te ideja e vjetër e Hashim Thaçit e Lutfi Hazirit.