Asamblisti i komunës së Prishtinës, Rifat Deri, ka demantuar raportimet në medie se ka votuar kundër emërtimit të stadiumit “Fadil Vokrri”.
Ai tha se ka votuar për dhe se lajmet e publikuara janë të pavërteta dhe tendencioze, raporton Ekonomia Online.
“Është i pavërtetë dhe tendencioz. Aty unë kam votuar për”, u shpreh Deri në mbledhjen e kuvendit komunal.