Stinori i Bundesligës do të fillojë zyrtarisht më 16 maj. Të enjten është mbajtur një video-konferencë mes krerëve të Ligës së Futbollit Gjerman (DFL) dhe anëtarëve të 36 klubeve të Bundesliga 1 dhe Bundesliga 2.
Ndonëse ishte paraparë që ndeshja be parë të jetë të premten mbrëma më 15 maj, në video-konferencë është vendosur që të mos ketë ndeshje të premten e ardhshme dhe zyrtarisht Bundesliga të rifillojë të shtunën më 16 maj, shkruan Bild.
Kreu i Ligës së Futbollit Gjerman (DFL), Christian Seifert, së shpejti do të mbajë konferencë për të kumtuar vendimet e marra në video-konferencën.
Bundesliga ishte pezulluar që nga mesi i marsit për shkak të pandemisë së koronavirusit. Të mërkurën qeveria gjermane ka dhënë leje për të vazhduar Bundesliga.