Riformatim i Qeverisë në vend të zgjedhjeve

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 11:00 | Nga Ekonomia Online

Rekonstruim i Qeverisë, me ndryshimin e tetë ministrave, si dhe drejtorëve të njëzetë ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, në vend se zgjedhje të parakohshme parlamentare, paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev, pas seancës së djeshme në Ohër të Bordit Qendror të LSDM-së. 

Emrat e ministrave të rinj do të dihen deri në fund të kësaj jave, rekonstruimi formalisht do të përfundonte deri në fund të muajit, ndërsa   zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë sepse data për fillimin e negociatave me BE-në është e sigurt. Edhe pse data pritej këtë muaj, megjithatë për shkak të shtyrjes së debatit në Bundestagun gjerman për raportin e KE-së, për në shtator, tani ajo pritet më së voni deri në tetor.

Por megjithatë do ta marrim, porositi Zaev dje dhe shtoi se nevojitet që Qeveria ta qojë mandatin deri në fund që të përqendrohet në proceset integruese të vendit- anëtarësimi në NATO, për çka Protokolli tashmë është ratifikuar nga 17 vende anëtare dhe pritet që të zyrtarizohet deri në fund të vitit ose më së voni deri në fillim të seancës së ardhshme  dhe datës për negociata me BE-në.

Zaevi mbrëmë nga Ohri sqaroi se koncepti fillestar për rekonstruimin e Qeverisë, i cili nuk e përjashtonte mundësinë për zgjedhje të parakohshme ose kthimin e mandatit, ishte drejtuar drejtë – shteteve-anëtare të BE-së se janë të obliguara që ta japin datën për negociata.

“Nevoja për zgjedhje të parakohshme ishte e mundshme nëse duhet që BE-së t’i dëshmojmë se duhet të ofrojë datë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, jo drejtë ndonjë partie politike. Qëndrimi ynë është se duhet ta kryejmë gjithë mandatin, kur vjen deri te realizimi i dispozitave strategjike siç është data për negociata ose anëtarësimi në NATO. Atëherë i vendosim të gjitha mjetet në dispozicion… që të mundet vendi të vazhdojë përgjatë rrugës evropiane dhe ekonomike”, tha ai.

Theksoi se nuk do të lejohet përsëri kthim i radikalizimit, populizimit, nacionalizmit në shtet, përsëri ndasi në shoqëri, grindje me fqinjët.

“Qëllimin e përmbushën dhe kthehemi drejtë rekonstruimit. Së pari do të ketë rekonstruim të jo më shumë se tetë pozitave ministrore”, deklaroi Zaev, duke shtuar se në mesin e tyre ka edhe nga radhët e BDI-së.

Ai tha se do t’iu falënderohet drejtorëve të më shumë se njëzetë ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, proces i cili do të zhvillohet paralelisht me rekonstruimin e Qeverisë.

Se Qeveria duhet të mbetet dhe deri në fund ta kryejë mandatin dje deklaroi edhe ambasadori gjerman Tomas Gerberih, i cili së bashku me kolegun e tij francez morën pjesë në manifestimin “Njoftoje Prespën” për nder të përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

Gerberih në lidhje me atë se a do të ketë krizë politike nëse vendi nuk e merr datën për negociata shprehu mendim se kryeministri Zoran Zaev nuk do të japë dorëheqje, duke vlerësuar se në dy vitet e fundit ka bërë punë të mirë.

“Për stabilitetin e vendit nevojitet  të mbetet kjo Qeveri dhe të mos planifikohen  zgjedhje të reja”, vlerësoi Gerberih.

Ndryshime dje kishte edhe në Bordin Ekzekutiv të LSDM-së. Në seancën e Bordit Qendror ishte zgjedhur edhe Bordi i ri Ekzekutiv i partisë, në përbërje të të cilit hynë Frosina Remenski, Bllagojçe Boçvarski, Renata Deskovska, Kostadin Kostadinov, Esra Salihi, Gjoko Tanasoski, Vesna Gjershan, Vasko Talevski, Tanja Stojanovska-Ivanova, Dragan Tevdovski, Latifa Shikovska, Stefan Bogoev, Keti Vasilevska, Nina Vellkova, Petre Shilegov dhe Marinella Ojleska.

Si sekretar organizativ është zgjedhur Dushko Veskovski, i cili do ta lëshojë funksionin drejtor i “Ujësjellësit” – Shkup, përderisa sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar do të jetë Dane Talevski. Drejtor i Qendrës për Hulumtim dhe Analizë të LSDM-së është zgjedhur Martin Popov.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme