Pop ylli nga Barbadosi Rihanna është bërë me shtëpi të re.
Nga burimet e afërta të këngëtares bëhet e ditur se ajo ka investuar 13.8 milionë dollarë për një pallat në Beverly Hills të Kalifornisë.
Shtëpia ishte ndërtuar në vitin 1930, e më parë ishte në pronësi të Mary Sheldon, vajzës së krijuesit të “Dream of Jeanie”, Sidney Sheldon.
Në vitin 2016, Sheldon ia shiti shtëpinë sipërmarrësit dhe investitorit Daniel Starr për 4.3 milionë dollarë.
Vitin e kaluar, prona u nxor në shitje për 15 milionë dollarë, gjersa këtë vit shihet se ka pasur një rënie të dukshme në çmim.
Rezidenca prej 7.600 metrash katrorë përmban një skulpturë gjigante të demit të zi, me një oborr të mahnitshëm, tarracë, pishinë dhe shumëçka tjetër.