Rihanna ktheu kokat e të gjithëve në lansimin e koleksionit më të ri të “Fenty Beauty” në Milano.
Këngëtarja 30 vjeçare kishte një dukje tejet seksi, e veshur në një fustan të lëkurës të cilin e kombinoi me një rrip të zi.
Natyrisht aksesorët nuk mungonin tek bukuroshja, e cila për këtë dukje kishte përzgjedhur të artën.
Rihanna ka bashkëpunuar me Fenty për linjën e produkteve të bukurisë, e cila ka treguar mjaft sukses. Kjo nuk është hera e parë që bukuroshja nga Barbados ka realizuar bashkëpunime me brende të ndryshme botërore, lidhur me të cilat ajo ka thënë se dëshiron të realizojë diçka që u përshtatet të gjithëve.