Një mesazh i Rihannës drejtuar fansit po bën xhiro në internet.
“Si e kalove thyerjen e parë të zemrës? Po më mundon”, i shkruan dikush me emrin Walad Shami në Twitter për të marrë mbrapsht përgjigjen më ngushëlluese nga Riri.
“Thjesht imagjino sikur kjo thyerje zemre është një dhuratë. Qaj nëse do, por nuk do zgjasë përgjithmonë. Do ta gjesh dashurinë sërish dhe do të jetë edhe më e bukur. Ndërkohë shijo të gjithë atë që je.”
Kuptohet që Rihanna se ka pasur fare të lehtë ndarjen nga Chriss Brown.