Këngëtarja e njohur, Rihanna, është ndër personazhet që nuk e ka problem të dal pa makijazh në publik.
Aq më shumë, kur kohëve të fundit ajo po praktikon vet makijazhin, në fillimin e çdo videoje ajo shfaqet natyrale, shkruan Daily Mail.
Kështu ka bërë edhe në një paraqitje të fundit, derisa mësonte fansat e saj për rutinën e saj ditore.
Bukuroshja fillimisht në rrjetin social Instagram ka ndarë disa fotografi, me të cilat ngjalli reagime pozitive të ndjekësve.
Në të njëjtën kohë ajo vinte në pah produktet e “Fenty Beauty”, biznes ky që e ka distancuar nga prurjet e reja muzikore.
32-vjeçarja padyshim që me pak makijazh u bë shumë atraktive, derisa tiparet e fytyrës i komentohen në masë të madhe.
Ndërkaq, sa i përket jetës personale, në rrjet po flitet se ajo dhe reperi ASAP Rocky kanë filluar lidhje dashurie. /Telegrafi/