Juventus udhëton në Porto të mërkurën për të zhvilluar ndeshjen e Champions League, por Paulo Dybala ka ndarë kohë nga parapërgatitjet për të festuar ditëlindjen e pop yllit të dashur për të.
23 vjeçari ka festuar ditëlindjen e 29 të Rihanna.
“Kujtime të mira. Shkëlqeve si diamant Rihanna, urime ditëlindjen mbretëreshë”, ka shkruar Dybala në llogarinë e tij në Tëitter.
Ai ka postuar edhe një fotografi, ku këngëtarja shihet shumë e afërt me të, derisa ky mban një fanellë të tij në duar.