Rihanna i ka dhënë fund lidhjes me të dashurin e saj saudit, miliarderin Hassan Jameel. Të paktën kështu i është thënë medieve të huaja, një burim të cilin e përcjell Elle.com.
Ndarja ka ardhur pasi “ajo është lodhur nga burrat”, citohet të ketë thënë ky burim.
“Ata ishin bashkë një kohë. Ishte lidhje e mirë por tani ka përfunduar. Sigurisht që Rihanna i ka thyer zemrën. Këtë e bën ajo, thyen zemrat e meshkujve. S’kishte asgjë brutale apo të bujshme për fundin e lidhjes së tyre. Rihanna, thjesht është lodhur nga ai. Nganjëherë ajo lodhet nga burrat”, ka thënë ky burim.
Rihanna dhe Jameel mbajtën lidhjen e tyre shumë të fshehtë, ndërsa këngëtarja asnjëherë nuk ka postuar ndonjë fotografi apo diçka tjetër me të dashurin miliarder. Gjatë muajit janar, ata janë fotografuar nga paparacit ku shiheshin bashkë si çift.