Xhamitë e Kosovës pas pezullimit të aktiviteteve fetare që nga 31 korriku, janë rihapur të mërkurën përsëri.
Në shumë xhami të Kosovës, janë bërë njoftimet për rihapje që nga koha e namazit të drekës që falet nga ora 13:00, për vazhduar edhe me namazet tjera ditore, raporton ekonomia online.
Po ashtu është bërë e ditur se do të falen edhe namazi javor i xhumasë . Besimtarëve u është bërë thirrje që të respektojnë masat e ndërmarra nga BIK-u në mbrojtje nga COVID-19.
Kujtojmë se me vendim të BIK-ut, është pezulluar falja e namazit të Kurban Bajramit javën e shkuar.