Policia në Las Vegas ka rihapur hetimin për një rast të përdhunimit te vitit 2009, me kërkesën e një gruaje e cila pretendon te jete përdhunuar nga Cristiano Ronaldo.
Kathryn Mayorga ka thënë se ishte sulmuar nga futbollisti portugez ne një dhome hoteli ne qytetin amerikan ne atë vit.
Ronaldo, 33 vjeçar, ka mohuar këto akuza si dhe e ka quajtur “lajm te rreme” raportimin e “Der Spiegel” për këtë ngjarje.
Përfaqësuesit ligjor te tij kane thënë se do te ndërmarrin masa ligjore kundër revistës ne fjale.
Mayorga, 34 vjeçare, është thënë se ka raportuar rastin e përdhunimin në polici në Las Vegas menjëherë pasi kishte ndodhur incidenti.
Ndërsa në vitin 2010, thuhet se ajo kishte arritur një marrëveshje jashtë gjykatës me Ronaldon, ku përfshihet një pagesë prej 375 mijë dollarë, ne mënyrë që kjo ngjarje të mos publikohej asnjëherë.
Avokatët e saj tani janë duke tentuar të deklarojnë si të pavlefshme marrëveshjen e mos-zbulimit.