Gjykata e Pejës sot ka marrë vendim që të rihapë shqyrtimin në çështjen e vrasjes së Agonis Tetajt.
Ky rast ka marrë vëmendjen e opinionit publik pas publikimit të videos së momentin të vrasjes së të ndjeri, njofton Klan Kosova.
Në këtë seancë sot nuk mori pjesë askush nga pala e dëmtuar.
Me këtë vendim nuk u pajtua fare Besnik Berisha, avokati mbrojtës i dorasit të aktit të vrasjes, i cili tha se në rastin e klientit të tij Shaban Gogajt, u shkel ligji me dy këmbë, njofton Klan Kosova.
”Nuk e kemi ndërmend me u dorëzu. Po themi që ajo çka ka ndodhë është shkelje e ligjit me dy këmbë”.
”Për ta thënë sinqertë. Nëse gjykata sot shkeli ligjin me dy këmbë sepse nuk pati guximin ta artikulojë se ajo është e ndërlidhur me aktgjykimin e ndryshuar”.
”Një mal rrugë kemi”.
Gjykata e Pejës më herët ka refuzuar kërkesën për përjashtimin e trupit gjykues në këtë rast. Përjashtimi i trupit gjykues ishte kërkuar nga babai i Agonis Tetajt, Isuf Tetaj.