Riinvest: Korrupsioni në sektorin privat, një sfidë e vazhdueshme

Prishtinë | 29 Shk 2024 | 13:32 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Riinvest organizoi një tryezë diskutimi në kuadër të projektit “Integriteti i sektorit privat: Korrupsioni nga ana e ofertës:, i cili mbështet nga Aktiviteti i USAID për Integritetin e Komunave të Kosovës (USAID KMI). Në këtë tryezë është prezantuar raporti “Hulumtim mbi dinamikën e korrupsionit nga ana e ofertës në Kosovë”.

Çështja e korrupsionit nga ana e ofertës në Kosovë, veçanërisht në sektorin privat, qëndron si një sfidë e vazhdueshme që fatkeqësisht nuk ka marrë vëmendje të mjaftueshme dhe veprime korrigjuese, u tha gjatë prezantimit të raportit, raporton Ekonomia Online.

Alban Hashani nga Instituti Riinvest në fjalën hyrëse tha se qëllimi i këtij studimi është rritja e ndërgjegjësimit të aktorëve kryesorë në komunitetin e biznesit në Kosovë mbi rëndësinë e respektimit të parimeve etike në bërjen e biznesit, me qëllim të reduktimit të korrupsionit dhe ryshfetit nga ana e bizneseve.

“Rezultatet siç janë paraqitur në raport tregojnë se bizneset janë të vetëdijshme për nivelin e lartë të korrupsionit, mirëpo janë gjithashtu të gatshme të marrin pjesë në zbatimin e një kodi etik të praktikave të mira për të minimizuar korrupsionin me qëllimin që kjo të përmirësojë mjedisin biznesor dhe të bëjnë konkurrencën e barabartë”, tha Hashani.

Ai shtoi se bashkëpunimi ndërmjet Riinvest dhe USAID KMI parasheh edhe adoptimin e një kodi kundër korrupsionit, së bashku me shoqatat e biznesit. “Ne besojmë se ky aktivitet do te rrisë integritetin e sektorit privat. Në këtë përpjekje të përbashkët, Instituti Riinvest falënderon projektin KMI për mbështetjen”, deklaroi Hashani.

Sipas drejtorit të Institutit Riinvest, bizneset janë të vetëdijshme për nivelet e larta të përhapjes së korrupsionit.

“Mirëpo çka është inkurajuese janë të gatshëm që të marrin pjesë në zbatimin e një kodit etnik të praktikave të mira për ta minimizuaar korrupsionin me idenë se kjo do të përmirësojë mjedisin biznesor. Siç tregojnë studimet dhe të mëparshme të Riinvest, një prej burimeve të konkurrencë jo të ndershme në Kosovë buron nga korrupsioni në sektorin privat”.

“Janë parapararë edhe një mori aktivitetesh që parashohin kodin edhe adoptimin e kodit kundër korrupsionit në kuadër të biznesit krijimin e një infrastrukturë që do ta  administrojë një proces të tillë dhe ne besojmë që e gjithë kjo do të rritë integritetin në sektorin privat dhe do të ndikojë ky përmirësim të krijojë një mjedis më të barabartë dhe më konkurrues”.

Afërdita Mekuli nga USAID KMI, tha se është viti i shtatë që punojnë në këtë drejtim, duke u munduar që edhe sektorin publik të rrisë kapacitetet dhe të luftojë korrupsionin në prokurim publik, por edhe ngritjen e integritetit në sektorin privat.

Ajo theksoi se mbetet sfidë e vazhdueshme korrupsioni në anën ofertuesit në këtë rast në anën e bizneseve dhe vëmendja është e pamjaftueshme dhe veprimet të pamjaftueshme që ky problem të zgjidhet.

“Është viti i shtatë që po bashkëpunojmë mirëpo ne punojmë edhe me Komunat e Kosovës me ministrin e Shëndetësisë duke u munduar që edhe sektorin publik të ngrisim kapacitetet dhe të luftojmë korrupsionin në prokurim publik, apo financat publike, por edhe ngritjen e integritetit në sektorin publik. Dua të theksoj disa çështje që mbetet sfidë e vazhdueshme do të thotë korrupsioni në anën ofertuesit në këtë rast në anën e bizneseve apo të sektorit privat dhe vëmendja është e pamjaftueshme dhe veprimet të pamjaftueshme që ky problem të zgjidhet”, theksoi Mekuli.

Prezantimin e këtij projekti e bëri Liridon Kryeziu, nga Instituti Riinvest. Ai tregoi edhe Objektivat këtij hulumtimi.

“Qëllimi i këtij  hulumtimi është të rrisë ndërgjegjësimin e aktorëve kryesorë në komunitetin e biznesit në Kosove, mbi rëndësinë e integritetit të sektorit privat në bërjen e biznesit me qëllim të reduktimit të korrupsionit dhe ryshfetit nga ana e bizneseve (korrupsioni nga ana e ofertës). Objektivat këtij hulumtimi janë: të vlerësoj nivelin e korrupsionit nga ana e bizneseve të cilat marrin pjesë në mënyrë aktive në prokurim publik ne Kosove, të rrisë ndërgjegjësimin dhe përpjekjet bashkëpunuese midis palëve kryesore te interesuara, të synojnë të luftojnë me vendosmëri korrupsionin”.

Yll Buleshkaj nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë tha se: ky hulumtim është shumë i nevojshëm, por fatkeqësisht e dëshmon një të vërtetë se korrupsioni është i pranishëm edhe në anën e ofertës dhe jo vetëm nga ana e zyrtarëve publikë. Ne si agjenci kemi një mandat për të parandaluar korrupsionin dhe në trajtimin e rasteve pas raportimit nga sinjalizuesit e jashtëm, por këtu vërehet se bizneset nuk i besojnë këtij mekanizimi dhe nuk kanë caktuar as sinjalizues të brendshëm për të vazhduar procedura hetimi.

Zana Bajrami – Rama nga CSR Kosova e cila përfaqëson një numër të madh të bizneseve tha se dëmet që shkakton nga korrupsioni janë të mëdha jo vetëm për ekonominë dhe investimet, por edhe për vetë reputacionin e biznesit.

Visar Prebreza nga BIRN theksoni se korrupsioni është shumë vështirë të luftohet në prokurim publik, nëse nuk ka simulim të rasteve. “Ne si Kallxo.com kemi raportuar disa raste të korrupsionit në prokurori por rezultatet e gjykatave pastaj nga këto raste kanë qenë jo të kënaqshme”, tha ai.

Rezultatet e hulumtimit mund t’i gjeni në këtë link: shorturl.at/mpwz9

Të ngjashme