Kolegji Riinvest ka nderuar ambasadorin William Walker me Çmimin për Paqe.
Në arsyetimin për ndarjen e këtij çmimi theksohet se ambasadori William Walker ka udhëhequr Misionin Verifikues të OSBE-së në Kosovë për të garantuar armëpushimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.
“Kontributi i Ambasadorit Walker për të evidentuar dhe informuar opinionin publik për masakrën e Reçakut, në të cilën 45 civilë shqiptarë u vranë nga Policia Serbe, ndryshoi kursin e ngjarjeve në Kosovë që shpien deri te intervenimi i NATO-s në Kosovë”, u tha me rastin e ndarjes së çmimit.