Riinvest nxjerr studentë të gatshëm për tregun e punës

Prishtinë | 19 Tet 2016 | 20:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Kolegjin Riinvest është mbajtur ceremonia e diplomimit të 48 studentëve, të cilët me sukses kanë përfunduar studimet dhe janë të gatshëm për tregun e punës.

Diana Lekaj, drejtoreshë ekzekutive e Kolegjit Riinvest, tha se studentët e diplomuar në drejtime të ndryshme suksesin e kanë të garantuar, ngase siç tha ajo, çdo lëndë në Kolegjin Riinvest është e sajuar me 50% punë praktike.

“Në klasat e Kolegjit Riinvest simulohen projektet profesionale nga jeta e përditshme, aktuale. Kështu studentët përgatiten dhe aftësohen për punë në industri të bankave dhe menaxhmentit. Këta studentë kanë studiuar më ekonomi dhe drejtime të tjera, kanë rezultuar të jenë shumë të suksesshëm, andaj ju uroj diplomim dhe një të ardhme të ndritur”, tha gjatë fjalimit të saj drejtoresha Lekaj.

Muhamet Mustafa, kryetar i këshillit akademik njëherësh edhe profesor në Kolegjin Riinvest, tha se gjetja e punës për studentët e sapodiplomuar është e garantuar.

“Ne po prodhojmë studentë që janë të aftë të konkurrojnë në tregun global dhe kjo neve na benë krenarë pasi qe bëhemi model për të tjerët. Studentët tanë nuk kanë problem që të gjejnë punë si gjysma tjetër e rinisë në Kosovë”, u tha Mustafa studentëve tashmë të diplomuar.

Studentët në fund u pajisen edhe me diploma për të cilat kanë punuar tri vjet të plota.

Të ngjashme